Foto ilustruese

Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV gjen mbështetje nga shteti italian, prindërit: Gjykata e Romës na dha leje qëndrimi për 2 vjet

6 Mars 2023, 15:21| Përditesimi: 6 Mars 2023, 15:33

  • Share

TIRANË- Prindërit e 1-vjeçarit të infektuar me HIV kanë fiuar një “betejë ligjore” në Itali. Pas kalvarit për marrjen e një leje qëndrimi, Gjykata e të miturve në Romë, iu dha të drejtën për të qëndruar në Itali për një periudhë 2-vjeçare. Vendimi është marrë nga Gjykata e Minorenëve të Romës, e cila argumenton në shkresën e saj, se duke marrë parasysh shtrimet e njëpasnjëshme dhe nevojën e kujdesit më të specializuar, autorizohet qëndrimin e foshnjës në Itali. Sipas Gjykatës, kjo është e domosdoshme duke marrë parasysh shëndetin e të miturit.

1 vjeçari dyshohet se është infektuar me HIV në ambientet e spitalit. Për këtë çështje, Prokuroria e Tiranë do të nisë hetimet për të zbardhur të vërtetës se si fëmija  1 vjeç është infektuar me HIV, në një kohë kur prindërit kanë rezultuar negativ.

Report Tv ka investiguar rastin dhe ka hedhur dritë mbi të gjithë rrugën e gjatë dhe të vështirë të fëmijës të shtruar në disa spitale, nga materniteti e deri te pediatria në QSUT.

Autoritetet në Shqipëri e kanë pranuar që fëmija mund të jetë infektuar në spital, por siç Report Tv ka raportuar, lëvizjet e tyre nuk shkojnë më tej për të zbuluar se ku dhe kur u infektua fëmija.

1-vjeçari rezultoi pozitiv pas disa analizave të njëpasnjëshme më 3 mars 2022, pas 5 muajve me shkëputje të shtrimit në spital.

Vendimi i Gjykatës së Romës, në Italisht

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?