‘Fem Fest’, sot ‘Burrnesha’ & ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’! Në COD ‘Italiania’ e Catozeella-s! ‘Zërat e jetës’ kumbojnë tek ‘Artet’ Filmi ‘Francë’ te ‘Marubi’

6 Mars, 12:46| Përditesimi: 6 Mars, 13:02

  • Share

Fem Fest vijon sot me një sërë aktivitetesh. Në orën 18.30 shfaqet në Teatrin Eksperimental shfaqja “Burrnesha” me regji të Erson Zymberit. Ndërsa në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar, po në ArTurbina do të interpretohet komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji të Artan Imamit.

Mbahet sot në orën 19.00 në hollin e Universitetin e Arteve koncerti “Zërat e jetës” nga të rinj të talentuar të Qendrës Rinore “Ten”, nën dirigjimin e Suzana Turkut

Promovohet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri libri “Italiania” i autorit Italian  Giuseppe Catozzella.

Vijon e hapur deri në 12 mars në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Brio” nga piktori Orion Shima.

Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Çelet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Trajtat spektakolare” e artistit Joni Kraja me curator Adrian Isufin.

Instituti Francez shfaq sot në orën 19.00 në Akademinë “Marubi” në Tiranë filmin “Francë” nga Bruno Dumont.

Shfaqet sot në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” filmi “Into the beat’ nga regjisori Stefan Westerwelle.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?