Fedez 'ndez' Tiranën, ylli italian dhuron spektakël në ‘Sunny Hill Festival’

27 Gusht 2022, 14:40| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 14:52

  • Share

Reperi i njohur italian Fedez ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme një natë më parë në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ duke bërë për vetë të gjithë të pranishmit. Federico Leonardo Lucia, i njohur si Fedez, ishte një nga emrat kryesorë ndërkombëtarë i ftuar në ‘Sunny Hill’.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi italian performoi në vendin tonë. Fedez dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij kryesore, si “La dolce vita’, “Chiamami per nome”, “Meglio del cinema”, “Sapore”, “Bella Storia”.

Në një moment Fedez u ngjit në skenë dhe performoi këngën “La dolce vita” sëbashku me artisin tjetër italian Tananai, këngë të cilën e kanë në bashkëpunim sëbashku.

Dy artistët italainë, Fedez dhe Tananai janë pritur sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa i pranishëm ishte edhe Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës.

“O vlla, jemi shokë! Kur e takova dje, Fedez më premtoi se do ta ndizte natën e parë të “Sunny Hill Festival”. Dhe e mbajti fjalën, apo jo? Nata e dytë sot, plot yje të muzikës do të ngjiten në skenë. Energji e paparë”, shkruan Veliaj.

Mes të tjerash, bashkëshorti blogeres së njohur Chiara Ferragni, Fedez dhe Tananai kanë publikuar një video në Instagram teksa shihen të bëjnë shqiponjën dhe thonë ‘O vëlla jemi shokë’.

Sunny Hill Festival shënoi mbrëmjen e parë në Tiranë. Nga Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Art Lokaj, Action Bronson, Fedez, Tananai, Sancet e të tjerë performuan mbrëmjen e djeshme në skenën e improvizuar në Liqenin e Tiranës. Të rinj nga Shqipëria e Kosova e të huaj, shijuan atmosferën e krijuar prej pasdites në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Festivali do të vijojë edhe për dy netë të tjera. 

Ora 14:45
'O vëlla, jemi shokë', Tananai dhe Fedez flasin shqip dhe bëjnë shqiponjën (VIDEO)

Tananai dhe Fedez, dy artistët italianë performuan mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival” duke dhënë një show të vërtetë me këngët e tyre hite. Para se të performonin në skenë Fedez dhe Tananai kanë dhënë dhe një mesazh për shqiptarët. Fedez ka publikuar një video me Tananai ku dëgjohen duke folur shqip: “O vëlla jemi shok”. Më pas artistët bënë dhe shqiponjën me duar.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?