‘Federoni Gerrard për titullin’, flet drejtoi i Liverpool: E pamundur, mund të prishet harmonia e ekipit

11 Shkurt 2020, 14:09| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 14:10

  • Share

Pak ditë më parë tifozët e Liverpool kërkuan që Steven Gerrard të federohej nga Liverpool në mënyrë që në fund të sezonit legjenda e klubit të ngrinte titullin kampion në ‘Premier League. Gerrard aktualisht është trajneri i Rangers në Skoci, ndërsa prej tre vitesh ka varë këpucët në gozhdë.

Në të kaluarën e tij 39-vjeçari i është afruar disa herë titullit kampion, por kurrë nuk e ka arritur pavarësisht se si kapiten ka fituar edhe Champions League. Për këtë pretendim ka folur së fundmi shefi ekzekutiv i klubit, Peter Moore, i cili për ‘Soccer Laduma’ është shprehur:

“Pra pyetja është, ‘a mund të kthejmë te Liverpool Gerrard për të marë pjesë në festën e titullit kampion?’ Dhe pyetja që unë iu bëj ju është ‘kë lojtar do të sakrifikonit për të bërë që kjo të ndodhë?’

Në të gjithë e duam Gerrard për atë që ai ka bërë në karrierën e tij për Liverpool, por nuk mund ta marim atë për pesë dit sa për të fituar medaljen e titullit kampion. Nuk bëhet në këtë mënyrë. Kimia në dhomat e zhveshjes është shumë e rëndësishme. A mund ta imgjinoni t’i thuash një lojtari që t’i je i përjashtuar për të marrë medaljen e titullit kampion?”

Premier League deri më tani ka zhvilluar 25 javë kampionat, por 22 pikët diferencë me vendin e dytë bëjnë që gjithkush të mendojë se Liverpool e ka të sigurtë titullin pas 30 vitesh, pasi hera e fundit që e ka fituar është në sezonin 1989-1990.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?