Federata Italine vendos me çdo kusht rifillimin e futbollit, miratohet protokolli, me 28 maj vendoset data per rinisjen e Seria A

20 Maj 2020, 16:07| Përditesimi: 20 Maj 2020, 16:11

  • Share

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme këshilli federal i federatës italiane me në krye presidentin Gravina vendosën që sezoni aktual I futbollit në Itali për të gjithë kampionatet profesioniste, përfshirë edhe Seria A, të mbyllet në fushën e blertë. Një vendim i rëndësishëm që vjen pas disa lajme tepër pozitive mëngjesin e sotëm.

Më në fund Komiteti Teknik Shkencor ra dakord me klubet në lidhje me protokollin e masave që duhet të zbatojnë skuadrat. Si rrjedhojë pritet që shumë shpejt të nisin stërvitjet në grup, ndërsa zhvillime interesante ka edhe për temën shumë të diskutuar nëse dikush rezulton pozitiv.

Është vendosur se në këtë rast nuk do të ketë ndërprerje të kampionatit. Futbollisti në fjalë do të karantinohet për 14 ditë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë stërvitjen. Sakaq është hedhur poshtë ideja për ta rifilluar kampionatin me ‘play-of’

Data për rinisjen e Seria A dhe të gjithë kampionateve profesioniste do të vendoset me 28 maj, ditë kur përfaqësues të qeverisë do ta mbajnë një mbledhje me kreun e federatës italiane, kreun e Ligës së Seria A dhe përfaqësues të futbollistëve.

Që Seria A është gati të vazhdojë e konfirmojë edhe ministri i sportit Spadafora, që deri më tani ka qenë kundër. Për mediat italiane ai u shpreh se ka ardhur koha të mendohet për sport.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?