Koalicioni opozitar, Meta 'provokon' Berishën, fton Bashën: I mirëpritur në tryezë nëse do të përballet me regjimin

17 Shkurt, 11:57| Përditesimi: 17 Shkurt, 18:02

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët u pyet nëse duhet të pjesë e Federatës së opozitës edhe Lulzim Basha. Meta tha se çdo njeri që do të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë.

“Unë nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet, që ka dëshirë dhe që është i lirë të vendoset përballë narkoqeverisë dhe narkoshtetit. Isha sot këtu me ju për të ndarë një shqetësim madhor për rreth 800 mijë pensionistë që jetojnë në kushte të mjeruara. Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur në atë tryezë. Ju mund të pyesni iniciatorët, se s’kam qenë iniciator, pavarësisht se jam për bashkimin e gjithë forcave të vërteta opozitare në një përpjekje për largimin e një regjimi mafioz”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Federatë pa Bashën e 2 aleatë, Meta: Të mirëpritur nëse duan të përballen me regjimin! Kandidat për kryeministër? Kreu i PL: Fuqizoj partinë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?