Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje për sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë.
Në deklaratë thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online. Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik. Hakerët iranianë kanë mbajtur akses të vazhdueshëm në faqet shqiptare përafërsisht një vit, akses i cili përfshinte një kodues skedarësh të stilit ransomware dhe një malware që fshinte disqet. Hakerët kishin mundësi të shfrytëzonin periodikisht të dhënat e qeverisë shqiptare në portalet online.
Midis majit dhe qershorit 2022, hakerët iranianë kryen sulmin e parë ndaj portaleve qeveritare shqiptare, duke nxjerrë të dhënat e qytetarëve. Më pas në korrik 2022, hakerët goditën sërish portalin qeveritar shqiptar, duke lënë edhe një mesazh për muxhaedinët që Shqipëria ka strehuar në Durrës.
Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe anti-MEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pranoi sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare. Më 23 korrik 2022, postoi HomeLand Justice video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit.
Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit 2022, llogaritë e mediave sociale të lidhura me HomeLand Justice filluan të publikonin të dhënat e qytetarëve dhe qeverisë shqiptare online. Në shtator 2022, hakerat iranianë nisën një tjetër sulm kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë.
Ore moret nal lek reklame nga Gjelat apo hic....ndaj skishte lek per sigurine...
PërgjigjuKryeministri i vendit dihet te jete patriot mbi te gjitha, por edhe me njohuri te qendrueshme ne drejtimin e shtetit.
Përgjigju