FBI bastis shtëpitë e reperit të njohur Puff Daddy, nën arrest dy djemtë e tij

26 Mars, 12:06| Përditesimi: 26 Mars, 12:10

  • Share

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për reperin amerikan Sean “Diddy” Combs, ndryshe i njohur si Puff Daddy. Shtëpitë e tij në Los Anxhelos dhe Majami u bastisën nga agjentët e FBI këtë hënë si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual.

Policia ka sekuestruar telefonat dhe kompjuterët e 54-vjeçarit  përpara një udhëtimi të planifikuar jashtë SHBA-së, raportojnë mediat amerikane. Gjatë bastisjes së policisë u arrestuan edhe dy djemtë e tij, Justin 30 vjeç dhe King 25 vjeç pasi u munduan të të largoheshin nga shtëpitë.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.  Megjithëse reperi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për sulme seksuale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?