Lumi Gjanica

Faza e dytë e rehabilitimit të lumit Gjanica, Rama: Frymëmarrje e gjelbër për Fierin

5 Nëntor 2023, 14:33| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 14:43

  • Share

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë një video nga investimi që po merr jetë në shtratin e lumit Gjanica dhe segmenteve përgjatë tij, duke kaluar nga mbi ndotja në një frymëmarrje të gjelbër për qytetin e Fierit.

Rama ka publikuar në rrejtet sociale, transformimin që po ndodh në segmentin e dytë të lumit Gjanica, duke krijuar siç thotë kreu i qeverisë, pas dekadave mbeturina dhe ndotje, tashmë një rrugë të re të frymëmarrjes për fshatrat dhe zonat në anë të lumit.

“Transformimi i segmentit të dytë të Gjanicës, ka futur në shtrat një lumë të zhytur mes ferrave, kallamishteve e plehrave të mbledhura me dekada, duke krijuar rrugë të re frymëmarrjeje të gjelbër që përshkon Fierin e Rilindur dhe u jep mundësi qytetarëve të lëvizin në këmbë në një pedonale të gjatë”, shkruan Rama.

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit. Faza e dytë po zbatohet në një gjatësi prej 2 kilometrash dhe vjen në vijim të investimit për sistemimin e lumit. Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 06/11/2023 07:20

    Po Lana?!

    Përgjigju
  • Tirana: 06/11/2023 00:08

    Po Lana ,kur do zgjerohet e filtrohet..nga Burimi në Grykëderdhje..!.... vazhdoni nga Pallati me shigjeta..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?