"Favorizoi kushërinjtë", banorët çojnë në SPAK Rexh Byberin e Tropojës! Padi edhe për shefin e komisariatit e pronarin e gurores

4 Shtator 2023, 16:31| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 21:07

  • Share

Pas protestave të vazhdueshme kundër gurores në fshatin e tyre, banorët e Fierzës kanë paditur në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, shefin e komisariat, Përparim Allmuça dhe pronarin e gurores, Avni Byberi.

Në kallëzimin Penal depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 28 gusht, thuhet se Rexh Byberi ka dhënë leje për hapjen e gurores në zonë pyjore ne kundershtim me ligjin si dhe duke favorizuar djalin e xhaxhait te tij, Avni Byberi. Po keshtu banoret pretendojne se shkeles i ligjit eshte dhe shefi i komisariatit, i cili nuk ka marrë masa për ndalimin e aktivitetit minerar. Sipas tyre, shpërthimet në gurore janë bërë shkak për shkatërrimin e rrugës, ndotjen e ujit dhe të mjedisit.

“Dhënia e lejes per gurore pa një proces të rregullt ligjor dhe duke favorizuar djalin e xhaxhait, na ka cënuar interesat. Vepra e  e ndërtimit nuk duhet të jetë në këtë distancë ku bëhet shkak për ndotjen e mjedisit dhe komunitetit të zonës ku jemi ne kallzuesit por duhet të jetë 50 Km larg zonave të  banuara”, shkruhet ne padi.

Ata kërkojnë që kryebashkiaku i Tropojës të hetohet nga SPAK per “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”, ndërsa pronari i gurorës korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/09/2023 02:36

    Lajmi ketu eshte se njerezve po u kthehet besimi tek drejtesia,vecanerisht te SPAKU dhe /nuk ka me qofte te daja/ per te gjithe ata qe favorizojne korrupsionin e nepotizmin,ose perfitojne prej tyre.

    Përgjigju
  • Or teeejjj: 04/09/2023 18:50

    Pse eshte lajm or teeeejjj? Kusherinjte ka favorizu, ne Tropoje. Ku perben lajmi ktu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?