Fatos Nano dhe Pajtim Lutaj

'Fatos Nano ka humbur 48 kilogram', mjeku tregon për takimin me ish-kryeministrin 8 muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale

8 Prill, 22:26| Përditesimi: 8 Prill, 22:32

  • Share

Ish kryeministri Fatos Nano ka humbur 48 kilogramë gjatë tetë muajve rikuperim që nga ndërhyrja kirurgjikale për shkak të një diagnoze të vështirë në mushkëri e quajtur ndryshe si SPOK.

Katër ditë më parë mjeku Pajtim Lutaj ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një darkë së bashku që shënoi dhe daljen e parë të Nanos nga shtëpia që pas ndërhyrjes.

Profesori i oftalmologjisë, mjeku Okulist Dr. Pajtim Lutaj tregon për Top Channel se i bëri vizitën e parë të syve pas asaj që kaloi ish-kryesocialisti.

Ndër të tjera Lutaj tregon se nga e gjithë periudha e vështirë që kaloi Nano "ka humbur 48 kg".

“Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje”.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Musa Stafa: 09/04/2024 11:26

    I nderuar shoku Fatos të uroj shërim sa më të shpejtë për veten tënde dhe familjes tënde, ishalla po kthehesh prap në politikë. Të përshëndes.

    Përgjigju
  • Hako: 09/04/2024 08:42

    Fatos Nano, nje nder udheheqesit politike , qe Shqiperine e perdoren si kolateral per problemet e tyre.

    Përgjigju
  • Adi: 09/04/2024 07:54

    Mir fatos nano eshte 1 po ate doktor ku e gjete te drekoje njeriu me hipokrit dhe is mjeksiasot

    Përgjigju
  • Frana koman: 09/04/2024 03:37

    tos kallupit sali berishes ilir metes tre armiqte e albanistanit mos i harroni keto fytyra keta e rropen e vrane e luajten kumar me ket ven

    Përgjigju
    • Fisnik: 10/04/2024 13:20

      Shum e vertet, skam ca them tjeter pervecse qe doli nje njeri qe akoma e ka llogjiken te shendoshe dhe qe llogjikon me tru jo me zemer si ca qe vetem se kan simpati si individ harrojn realitetin qe ne fakt esht e vetmja e vertet, esht merita e ktyre te treve qe shqiperia esht ktu ku esht sot si mos me keq

    • Xhanta Kondaku: 10/04/2024 02:36

      Pse NUK e humbi te gjithe peshen.??Se mos i duhen leke per te paguar doktorin? Rrama mund Ti jape ndonje borxh..Se ia Kane beri minister dhe kryehajdutister.Nuk I thone pak !! PO EDHE Rrama e imstruktoi SI tia dale me grate e divorcuara .Prandaj dhe PO vuan Tosi NGA MALLKIMET E ENVDERR HOXHA DERRIT ..

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?