Fatos Nano, Idrizi dhe Dule bojkot
Kongesit të PS-së, refuzojnë ftesën

19 Mars 2016, 11:26| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Që në nisje kongresi i Partisë Socialiste pati një surprizë kur fjalën hapëse e mbajti kryebashkiaku Erion Veliaj, ndryshe nga ishte parashikuar, që çeljen e kongresit do ta bënte kryesocialisti Edi Rama.

Surpriza e radhës është edhe refuzimi i ftesave nga aleatë të Partisë Socialiste, por edhe nga ish-kryeministri dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste Fatos Nano.
 
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, aleati çam i qeverisë dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, që trumbeton për të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë, nuk janë të pranishëm në Kongresin e partisë politike më të madhe në vend. Burime saktësuan për Report TV se ata i kanë refuzuar ftesat dhe se nuk do t'i bashkohen punimeve të gjata që Kongresi ka këtë të shtunë.
 
Shpëtim Idrizi prej javësh kishte bojkotuar edhe mbledhjet e njësisë së koordinimit të aleatëve të majtë. 

Idrizi i cili iu bashkua koalicionit majtë pas largimit të largimit të Dules, për arsye ende te paqarta ka vendosur të mos shkojë në kongresin e aleatit të madh. Sakaq edhe Dule ka vendosur të mbajë të njëjtin qëndrim me kundërshtarin e tij kryesor në politikën shqiptare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?