Pjesë nga Rruga e Arbërit

Fatos Çoçoli: Rruga që gëzon 130 mijë vetë

10 Maj 2023, 10:52| Përditesimi: 10 Maj 2023, 11:00

  • Share

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, qarku i Dibrës ka 130 mijë banorë. Kjo zonë e pasur në burime natyrore, me një tokë pjellore që prodhon perime e fruta me emër në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin, për shkak të rrugës së keqe e shumë të vështirë malore, që deri tani kalonte nga Qafa e Buallit, qëndronte e vetëizoluar nga pjesa tjetër më e zhvilluar e vendit.

Pak ditë më parë, u hap për automjetet segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, duke shënuar realizimin e një prej segmenteve rrugorë më të rëndësishëm të Rrugës së Arbrit dhe duke shkuar në Bulqizë 21 minuta më shpejt se më parë.

Rëndësia e Rrugës së Arbërit

Kjo rrugë që po ndërtohet në verilindje të vendit, përfaqëson ndër rrugët më strategjike në ndërtim e sipër të Shqipërisë, pse siguron zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen më të mirë ekonomike të dhjetra mijëra banorëve të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Rruga e Arbërit, me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, do të lidhë Tiranën me Peshkopinë dhe me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 80 kilometra (gjysmë për gjysmë) rrugën e sotme nga Burreli. Nëse rrugën e vjetër nga Tirana për ne Peshkopi e beje per 4-5 ore, tani koha qe harxhon do te jete shume shpejt(sa te përfundojë Tuneli i Murrizit) dy here e gjysmë më pak!

Cilësitë e rrugës së re

Rruga e re u shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit, duke rritur shpejtësinë mesatare të pershkrimit të saj në 70-80 km në orë. Nga ana e parametrave të sigurisë dhe lehtësisë së përshkrimit, ajo përbën variantin me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.

Kjo rrugë e shkurton me dy herë e gjysëm kohën e mbërritjes nga Tirana në Peshkopi, kryeqendrën e Dibrës në Shqipëri.  Nga ana tjetër, ajo rrit standardet e udhëtimit në këtë pjesë të vendit, si dhe sigurinë rrugore, pasi rruga e vjetër ka pasur aksidente të shumta. Përmes segmentit Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, rruga Tiranë – Bulqizë dhe anasjelltas përshkohet nga sot e tutje për vetëm 55 minuta, ose 21 minuta më pak se më parë. Kështu, merr pak nga pak jetë dhe me shume mundësi zhvillimi një nga zonat më të varfëra të vendit, zona e Bulqizës, e njohur për minierën e saj të kromit. Për të parë Rrugën e Arbërit të përfunduar në gjithë gjatësinë e saj, dibranët duhet të bëjnë durim edhe disa muaj.

Rruga e Arbërit po ndërtohet sipas standardeve optimale evropiane. Investimi në të, krahas dhjetra veprave të artit, parashikon edhe mbjelljen e pemëve në të dyja anët e rrugës.

Rruga e Arbërit, pjesë e Korridorit 8

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit në territorin e Maqedonisë së Veriut bëhet përmes kufirit shtetëror në Gjoricë, ku kalohet për në qytetin e Dibrës. Distanca nga Dibra deri në Gostivar është 65 kilometra, e nga Gostivari deri në Tetovë 25 kilometra, kurse nga Tetova në Shkup 45 kilometra. Kështu distanca totale nga Tirana deri në Shkup, përmes Peshkopisë dhe Dibrës, do të jetë rreth 210 kilometra.

Në këtë mënyrë, Rruga e Arbërit shërben edhe si një segment i Korridorit të 8-të paneuropian. Rruga do të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, pavarësisht se përgjatë saj, ajo ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.

Është një rrugë mjaft panoramike dhe tërheqëse për turistët. Pasi kalon Tiranën, rruga arrin në Brar dhe, duke kaluar Shkallën e Tujanit dhe luginën e bukur të Brarit, vijon në luginën e ngushtë e të thellë të malit të Dajtit, me kanionet mahnitës të ngushtë e të thellë.

Më tej, rruga përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës nga ana e Tiranës, duke dalë në anën e Matit në luginat e bukura malore të Xibrit dhe të Gurit të Bardhë, si dhe në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit mbi Urën e Vashës. Pasi, me segmentin e ri të përfunduar,  kalon luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, rruga vijon vijon në luginën e mirënjohur të Vajkalit, Zallit të Bulqizës, Zerqanit, deri sa del në fushën e Gjoricës të pellgut të Dibrës, për të vazhduar deri në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut.

300 metrat e fundit...

Tashmë janë 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit, ku ecet përditë, po ngadalë, deri në daljen e tij. Kjo dalje e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila që tani ka nisur të kthehet ne një motor i fuqishëm të zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët punëtorë të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit.

Dibranët e kanë ëndërruar për dekada me rradhë këtë rrugë, e cila vonoi të realizohej. Në vitin e kaluar, zonën e Matit, Bulqizës dhe Dibrës e kanë vizituar 37 mijë turistë. Në sajë të Rrugës së Arbërit, brenda pak vitesh, këto zona kaq të bukura e mikpritëse të verilindjes së vendit do të vizitohen nga një numër dhjetë herë më i madh turistësh.

Ekonomia e këtyre zona pret me padurim përfundimin e Rrugës së Arbërit, për të vendosur të gjitha shanset e zhvillimit të saj në prodhimin dhe përpunimin në shkallë industriale të frutave dhe perimeve të saj të njohura, si dhe në turizmin rural, bazuar në bukuritë natyrore, mikpritjen e jashtëzakonshme dibrane dhe jëten e gjallë e plot tradita të fshatit dibran.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 13/05/2023 18:14

    Cilesia e punimeve vlejn per te deshiruar. Te mendosh qe ka nje vit qe eshte ne perdorim nga perdoruesit e rruges dhe ka çedime te trupit te rruges, shtresave asfaltike,, sinjalistik nuk ka pothuajse fare. Te mendosh qe brenda nje viti ka patur riparime (mbushje gropash me beton) eshte nje skandal, ku perdorues jane vetem autobeturat dhe furgonat dhe jo mjetet e tinazhit te madh. Ne asnje km rruge nuk eshte hedhur shtresa e dyte e asfaltit tapet por vetem binderi i nje cilisie shume te dobet, duke perjashtuar vetem segmentin qe eshte shtruar nga firma Selami qe eshte perfekte. Keto nuk jane akuza por jane fakte, mundet ta verifikoni.

    Përgjigju
  • minushe: 10/05/2023 14:51

    cdo ndertim, cdo veper e re duhet pare cafre zhvillimi sjell per zonen se na cmenden duke bere politike me cdo gje...

    Përgjigju
    • Dini: 11/05/2023 13:21

      Rezultatet kanë emër dhe mbiemër, ju priftë e mbara rajonit dhe mbarë Shqipërisë

    • Eri: 10/05/2023 15:44

      Lajme te tilla na gezojne por fundi duket larg. Punet e mira behen ngadale. Njoh shume dibrane qe do te kthehen perfundimisht ne vendlindje pasi te perfundoje. Dibra do konkurroje me Durresin per madhesi.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?