Ujësjellësi i ri në Laç, inaguruar mars 2024

Fatos Çoçoli: Beteja e ujit

10 Prill, 12:07| Përditesimi: 10 Prill, 12:12

  • Share

Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Europë për burimet ujore për frymë. Kapaciteti aktual i burimeve ujore të ujit të pijshëm të Shqipërisë e tejkalon me 3.1 herë kërkesën që ka vendi për ujë.

Mirëpo trashëgimia, keqadministrimi, indiferenca dhe abuzimi i trashëguar me dekada, janë jashtëzakonisht të rënda dhe furnizimi me ujë i qytetarëve mbart ende probleme të mëdha.

Tabela 1. Problematika e trashëguar
·         Cilësia problematike e ujit të pijshëm në shumicën e ujësjellësave bashkiakë, i detyron qytetarët ta blejnë ujin që pijnë!
·         Mungesa e ujit të pijshëm
·         Investime të hedhura dëm në të kaluarën, nga mungesa së koordinimit bashki-qeveri qendrore
·         Borxhe të mëdha, në nivele milionë dhe dhjetëra milionë euro, të akumuluara prej vitesh
·         Mungesa e laboratorëve të duhur
·         Laboratorë ekzistues pa pajisjet e domosdoshme
·         Mungesa e një ekspertize të domosdoshme, e cila nuk gjendet në çdo bashki

Edhe pse sistemi i sotëm i furnizimit me ujë të pijshëm, edhe në sajë të 900 milionë eurove të hedhura nga qeveria qendrore në vitet 2014-2022, prodhon 28 përqind më shumë ujë, nga sa është nevoja për furnizim, shumica e qytetarëve nuk furnizohet 24 orë në 24. Më shumë se gjysma e humbjeve nuk janë teknike, por vetëm pasojë e keqadministrimit dhe e vjedhjes.

Nisja e betejës pa kthim për ujin

Duke parë këtë situatë, Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës kërkoi që në nëndor 2021 një mendësi të hapur, me synim ofrimin e një shërbimi më cilësor të ujit të pijshëm për qytetarët. Nisi takimet dhe konsultimet me të gjitha ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve dhe bashkitë që i menaxhonin.

Në maj 2022, pas konsultimeve, në përputhje me Strategjinë Kombëtare 2020-2030 të Menaxhimit të Ujit, Ministria nis reformën e sektorit të ujit, betejën e ujit.

Nga 58 shoqëri aksionere të ujësjellës-kanalizimeve, nën administrimin e plotë të 61 bashkive, shumica me probleme të jashtëzakonshme menaxhimi dhe akumulimi borxhesh, u krijuan 15 shoqëri rajonale, asambletë e të cilave po menaxhohen 51 përqind nga Ministria e Energjisë dhe Infratrukturës dhe 49 përqind nga bashkitë dhe vetë shoqëritë rajonale.

Fakti që qeveria qendrore ka 51 përqind të aksioneve ofron garancinë e furnizimit të këtij malli jetik, ujit, duke respektuar, përmes një pune të përbashkët midis pushtetit vendor dhe atij qendror, autonominë e pushtetit vendor.

Ky i fundit është jo vetëm pjesë aktive e reformës, por edhe po monitoron procesin, duke përcjellë nga afër kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve në bashkitë përkatëse. Që në qershor 2022, 40 bashki të vendit morën vendim për t’u bërë pjesë e reformës në sektorin e uji, të pasuara më vonë nga bashki të tjera.

Tabela 2. Punonjës për 1 mijë lidhje sahati:
-          2022                                       5.23 punonjës
-          2023                                       4.6 punonjës
-          2024                                       4.4 punonjës

Që nga qershori 2022, reforma në ujësjellësa-kanalizime  ka ecur më shumë se sa në 32 vitet e fundit të marra së bashku. Shumica e 15 shoqërive rajonale kanë likujduar faturën korente të energjisë elektrike(borxhi më i madh i ujësjellësave), madje edhe disa detyrime të vjetra, duke e ulur disi borxhin e trashëguar prej 270 milionë euro(kryesisht, borxh OSHEE-së, plus kamatëvonesat).

Gjatë vitit 2023, 12 nga 15 shoqëritë rajonale të krijuara, nuk krijuan detyrime të reja dhe likujduan një pjesë të detyrimeve të trashëguara.

Programi Infrastruktura Bashkiake V

Pjesa e dytë e programit qeveritar të Performancës dhe të Investimeve në sektorin e ujit, i nisur më 15 mars 2024, quhet Programi  Infrastruktura Bashkiake V. Ky program angazhon 50 milionë euro dhe do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në disa prej qyteteve kryesore të vendit dhe në zonat rurale në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë. Ai financohet nga qeveria gjermane, nëpërmjet bankës së njohur të zhvillimit KfW, nga qeveria zviceriane, përmes SECO, nga  Bashkimi Europian dhe nga qeveria shqiptare.

Ujësjellësi i ri në Laç, inaguruar mars 2024

Nga ky program do të përfitohen 266 kilometra rrjet i ri ujësjellësi, 17.4 kilometra rrjet i ri kanalizimesh, 14 mijë lidhje të reja dhe rehabilitim i lidhjeve ekzistuese, si  dhe rreth 13 mijë matësa të rinj të instaluar uji.  

Menaxhimi më i integruar i 16 shoqatave rajonale të ujit ka sjellë ndryshime për mirë. Në shkurt 2024, kishim 4.4 përqind më pak ujë pa të ardhura se shkurti 2023. Pra më pak humbje dhe abuzim, më pak ujë të pafaturuar .

Shqipëria drejt 95 përqind të ujrave larës të pastër

Në fund të dhjetorit 2023, qeveria miratoi një Akt Normativ për mbrojtjen e ujërave larës. Ujërat larës janë të gjitha ujërat, deti, liqenet dhe lumenjtë, të cilat përdoren nga sektorë të ndryshëm, si ato të turizmit apo të peshkimit dhe vaditjes. Ato deri tani janë të pastër në vetëm 67 përqind e tyre. Një pjesë janë ndotur. Na duhet t'i mbrojmë këto ujëra larës.

Nga 6 shkurti 2023, qeveria ka ngritur një Task Force, me kontrollorë nga Ministria e Infrastrukturës, nga Ministria e Mjedisit, si dhe përfaqësues nga agjenci të ndryshme të monitorimit të territorit.

Ky grup pune po kontrollon të gjitha subjektet që operojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve, për menaxhimin e ujërave të ndotura. Kemi 9 mijë biznese që ndotin. Nga 6 shkurti, Task Forca i jep bizneseve që kontrollon  90 ditë afat, që të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura.  Po t’i kenë, u vendos siglën e biznesit që trajton ujërat ndotës.

Stema për subjektin privat me impiant pastrimi  
 

Impiant pastrimi të ujrave ndotës

Në të kundërt, aplikohen ndëshkime deri në pezullim aktiviteti, për këdo që abuzon.

Deri në fund të këtij viti, qeveria synon që 95 përqind e ujrave larës të vendit t’i kemi të pastër, nga 67 përqind që i kemi sot. Objektivi kryesor është që sezoni turistik veror i këtij vitit të na gjejë me ujëra akoma më të pastër në det, liqen apo lumenj, për turistët vendas dhe për miliona turistët e huaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dean: 10/04/2024 22:42

    Te shikosh Tiranen nga lart duket si qytet i bidonave qe mbushin taracat e pallateve dhe ky eshte nje turp i madh,deri sa do te vuaj ky popull per ujin sepse UJI JEMI DHE UJI SKEMI.

    Përgjigju
  • redi: 10/04/2024 15:02

    Ziti Cocoli e vetja aresyeje krtesire e Eritrea se kostos be ujeshellesa eshte konsumi I larte I energise.Per mua qeveria me ligj duhet qe stationet e pompimit te perdoren panelet diellore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?