Fatmir Xhafaj fushatë krah të rinjve në Tiranë: Jeni beteja dhe prioriteti im i madh, pas reformës në drejtësi

13 Mars 2021, 19:13| Përditesimi: 13 Mars 2021, 19:31

  • Share

Ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me të rinjtë e Tiranë, u ka shprehur atyre mbështetjen dhe sigurinë se politikat rinore do të jenë për të një betejë po aq e rëndësishme sa ajo e reformës në drejtësi. Xhafaj shprehet se të rinjtë janë kuptimi i shoqërisë me zërin dhe idealin e tyre, ndërsa u theksoi se do jenë prioritet për të gjatë mandatit të tretë.

Fatmir Xhafa është renditur i 23 në listat e PS për Tiranë, duke e konsideruar si  sfidën  dhe  një detyrë ndaj qytetarëve.

" Një shoqëri s’ka kuptim pa të rinj e të reja të cilët duhet të jenë pararojë e ndryshimeve duke oksigjenuar të gjitha mjediset ku është i nevojshëm ideali, zëri dhe veprimi i tyre. Kënaqësi të bashkëbisedoja me djem e vajza të shkëlqyer teksa vendosëm objektivat përtej zgjedhjeve të 25 prillit.

I garantova me bindje e siguri të plotë se politikat rinore do të jenë për mua një betejë po aq e rëndësishme sa ajo për implementimin e plotë të reformës në drejtësi.

Në zgjedhjet e 25 prillit vota nuk lidhet veç me partinë por edhe me individin ku këtë herë ashtu si idetë duhet të bashkojmë edhe vullnetin për të zgjedhur një të ardhme ndaj të cilës kemi detyrimet tona.

Jam i bindur që beteja jonë do vijojë deri në fund ku këtë herë të rinjtë nuk mbajnë në dorë veç flamurin e fitores, por edhe atë çka do të ndërtojmë së bashku pas 25 prillit" shkruan Xhafa.

Një shoqëri s’ka kuptim pa të rinj e të reja të cilët duhet të jenë pararojë e ndryshimeve duke oksigjenuar të gjitha...

Posted by Fatmir Xhafaj on Saturday, March 13, 2021

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZZZ: 13/03/2021 20:08

    E ndrite reformen Dhe te mbeten te rinjte. Ik ne krahet e xhaxhit Enver se je komod me Geronin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?