Fatmir Xhafaj ish-kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese

Fatmir Xhafaj: Drejtësia nuk mund të karantinohet, duhet të vazhdojnë hetimet dhe gjykimet

17 Prill 2020, 15:35| Përditesimi: 17 Prill 2020, 15:36

  • Share

TIRANE-Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ish-kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre. Ai shprehet se gjithë sistemi i drejtësisë nuk mund të karantinohet.

"Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, GjL dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet.

Gjyqtarët & prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ e KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Populli: 17/04/2020 21:43

    Ne fakt mire do ishte te punonte dhe te te fuste ty ne burg si kryehajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?