Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Fatmir Mediu punëson kompani lobimi në SHBA

17 Tetor 2022, 19:29| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 19:31

  • Share

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është shtuar listës së politikanëve shqiptarë që angazhojnë kompani lobimi për të siguruar takime kortezie në Uashington D.C.

Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA tregojnë se udhëheqësi i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka angazhuar kompaninë lobuese ‘Bailey Strategic Advisors, LLC’.

Bailey Strategic Advisors, LLC është një kompani e regjistruar në Dallas, Teksas. Sipas deklaratës të bërë  nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i përfaqësimit të Mediu është realizimi i takimeve me zyrtarë amerikanë, për përmirësimin e perceptimit të Shqipërisë tek këta të fundit.

Për realizimin e këtyre shërbimeve kompania shprehet se nuk ka një kontratë të shkruar midis palëve. Ajo ka njoftuar se ka realizuar kontakte nëpërmjet mesazheve me senatorin John Cornyn dhe Samantha Leahy – një përfaqësuese të senatorit Ted Cruz, në emër të Famtir Mediu.

Këto kontakte janë realizuar midis muajve qershor dhe gusht 2002. E njejta kompani është angazhuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të lobuar zyrtarët e SHBA-së./TemA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nip komunisti: 17/10/2022 19:49

    ARRESTOJINI DHE VARINI KETA PLEHRA QE SHPENZOJNE KOT TAKSAT TONA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?