Fatmir Kolecaj debatoi me ish-gruan dhe vëllanë e saj, i vrau në oborrin e shtëpisë

25 Shkurt 2020, 22:04| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 22:39

  • Share

1582666755_1582666672rreshen3.jpg

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Kodër Rrëshen të Mirditës. Fatmir Kolecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij Esmeralda Filopati, me të cilën ka tre fëmijë, ku kanë nisur të debatojnë. Në mbrojtje të motrës së tij dhe për të munduar të qetësojë autorin e dyshuar, ka ndërhyrë edhe vëllai i Esmeraldës, Vledison Filopati 34 vjeç, por të dy kanë përfunduar të pajetë. Fatmir Kolecaj kishte ardhur i përgatitur për të bërë një vrasje me paramendim, pasi me vete mbante armën me të cilën qëlloi ndaj vëlla e motër në oborrin e shtëpisë së tyre.  Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e 47-vjeçari i cili pas ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë fshehur në zonën pyjore rreth Kodër Rrëshenit. 


Lajmi kryesor:

Ish-bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nënën e 3 fëmijëve dhe vëllanë e saj, në ndjekje të autorit RENEA e FNSH (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?