Fatjon Dylja: Njerëzit në 
rradhë përpara “Street Food”

11 Shkurt 2016, 08:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Tre vite më parë, shqetësohej sepse nuk kishte një punë, ndërsa sot mijëra italianë dhe jo vetëm vihen në radhë për të shijuar gatimet e tij. 23 vjeçari Fatjon Dylja shprehet mjaft i kënaqur me punën e tij si ‘kuzhinier rruge’. “Street Food” është kthyer në një trend që ka ‘pushtuar’ gjithë Italinë, tregon i riu dhe shton se do të ishte mjaft i kënaqur nëse kjo kulturë përhapet edhe në Shqipëri. Fatjoni punon për kompaninë “Bbq Valdichiana” dhe thotë se së bashku me stafin e tij udhëtojnë me triçikla-kuzhinë në të gjithë Italinë si dhe jashtë vendit, duke ‘marrë me vete’ edhe kuzhinën toskane. Dhe gatimet e tyre karakteristeke priten jashtëzakonisht mirë nga klientët, tregon Fatjoni: “Njerzit janë realisht shumë të interesuar. Çdokush do ishte kur në qytetin tënd vijnë 25-30 kuzhina nga qytete të ndryshme me specialitet e tyre. Çdokush do donte t’i provonte”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?