Fatbardha Saraçi

Fatbardha Saraçi: Gjelë e Mrikë Gjikola, pas 55 vjetësh gjejnë eshtrat e fëmijëve në Tepelenw

30 Mars 2018, 07:39| Përditesimi: 30 Mars 2018, 09:34

  • Share

Studiuesja Fatbardha Saraçi është nga të rallat që ka marrë nismën për të treguar vuajtjet e grave dhe të fëmijëve në Tepelenë. Mbesa e Qazim Mulletit e lindur në një familje të edukuar dhe me emër para komunizmit, duken pasur lidhje miqësore dhe familjare me shumë nga të internuarit e kampit famëkeq të Tepelenës, fiseve më të të shqura të malësisë e më gjerë, e ndjeu këtë mungesë të madhe të studimit. Askush nuk kujtohet të shkruante për viktimat gratë dhe fëmijët, por dednur shkruhej vetëm për figurat e të dënuarëve nga diktatura.

Kështu duke mbledhur me kujdes të dhënat, pas një pune kolosale ajo shkroi librin me dy vëllime “Dhimbje”. Në këtë libër kryeson tmerri që kanë kalur gratë e fëmijët. Të rrëfyera nga dëshmitarët e gjallë. “Në kampin e Tepelenës, nga mungesa e kushteve higjenike, ra epidemia e dizanterisë. Vdiqën shume foshnjë e femijë, ndërsa ketu vdiq dhe Pashka e vogël 3 vjeçare, që iu mohua e drejta e një varri…: Historitë e mbledhura nga studiuesja nuk kanë fund si kjo e kunatave Gjelë e Mrikë Gjikola

Ajo vazhdon e tregon: “Nuk mund të vdisnim pa gjetur eshtrat e dy vogëlusheve që na vdiqën në internim… Iu referuam shenjave të tjera, por mbi të gjitha instiktit të nënës. Pas disa gërmimeve u bë e mundur gjetja e eshtrave të fëmijëve të varrosur para 55 vitesh.

U bë sistemimi i tyre në arkivole të vegjël dhe ne dy kunatat – punuam veshjet e tyre si nuse, me kostume të vogla mirditore, dy arkivolët i mbuluam me flamurin kombëtar. I vendosëm arkivolat në oborrin e shtëpisë ku jetojmë. E gjithë zona është mbledhur për ngushëllim.”


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?