Fatbardh Kadilli

Politikë

Fatbardh Kadilli: OSBE konfirmon akuzat tona, por kjo s’mund të jetë alibi që Basha të qëndrojë

28 Prill 2021, 12:16| Përditesimi: 28 Prill 2021, 12:25

  • Share

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, thotë se OSBE ka konfirmuar akuzat e opozitës për manipulime votash. Por sipas tij, kjo s’mund të shërbejë si alibi që Lulzim Basha të mos japë dorëheqjen.

“Faleminderit OSBE! Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës. Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj;

Qartazi këto zgjedhje nuk ishin të ndershme. Opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar; Inkurajoj përfaqesuesit demokratë në proces të bëhen mbrojtësit e ligjit dhe shenjtërisë së votës. Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit; Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë”, shkruan ai.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, përmes një deklarate dje bëri përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e PD-së në zgjedhje. Teksa shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, Kadilli kërkoi dorëheqjen e Bashës si kryetar i kësaj partie.  Me një postim në Facebook, Kadilli tha se Basha është një figurë që ka shteruar. Pas humbjes së Partisë Demokratike një numër shumë i madh demokratësh kanë kërkuar  që Basha të largohet.  

xy//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?