‘Fat i paepur’, Orkestra e Operas me koncert! Teatrot me shfaqje në Tirane e rrethe gjatë kësaj fundjave

23 Mars, 14:28| Përditesimi: 23 Mars, 15:44

  • Share

1.     Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Operas, koncerti instrumentalo-simfonik “Fat i paepur” me muzikë ngaTchaikovsky dhe Beethoven. Orkestra Simfonike e Teatrit dirigjohet nga Michael Zukernik dhe luan në violinë Nikola Kondakçi.

2.     Pas suksesit të premierës, shfaqja "Biznesmeni" me autor Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames vijon sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

3.     Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban sot e nesër në orën 10.30 shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.

4.     “Gjysmë-jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson vijon këtë fundjavë në orën 19.00 në Teatrin Metropol në Tiranë me regji nga Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

5.     Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi vijojnë sot e nesër në orën 19.00 me “Stand Up – Comedy Bar” në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit.

6.     Vijon këtë fundjavë në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja "Lule Sajza" me dëshmi të të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës dhe pjesëmarrjen e aktores Rajmonda Bulku.

7.     “Stabat Mater”, vepra vokale e Antonin Dvorak interpretohet sot në orën 18.00 në katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër, nën dirigjimin e Harlen Nikollit dhe me soprano Simona Karafilin.

8.     Komedia "Natën e mirë me burrin tim" me regji të Jorgaq Tushes shfaqet në skenën e teatrit "Petro Marko" sot e nesër në orën 19.00.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?