Fasulja e re e Korçës del në treg me dyfishin e çmimit! Fermerët: Kushtet jo të favorshme sollën prodhim të pakët, shitet deri në 600 lek/ kg

11 Nëntor 2023, 08:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 09:04

  • Share

Këtë vit çmimi i fasuleve të reja në Korçë varion nga 250 lekë në 600 lekë për kg, megjithëse fusha e Maliqit është kultivuesi më i madh i kësaj kulture në rang qarku me një sipërfaqe prej 180 ha të mbjellë. Kushtet jo të favorshme klimaterike bënë që këtë vit prodhimi i kulturës së fasules të ishte më i pakët dhe për pasojë çmimi të dyfishohet në treg.

Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari thotë se reshjet e para të shiut dhe temperatura mbi 30 gradë celsius gjatë verës, dëmtuan fazën e parë të prodhimit të fasules.

“Këtë vit prodhimi i fasules ka qenë më i pakët, për shkak të kushteve atmosferike. Në kohën e pranverës, temperaturat ishin të ulëta, ç’ka solli sëmundje në këtë kulturë”, tha Arben Dulellari, Drejtori i Bujqësisë Maliq.

Por sipas Dulellarit një faktorë tjetër që ka ndikuar në rritjen e çmimit lidhet me faktin se një pjesë e prodhimit shkon për eksport.

“Vitin e kaluar ka qenë 250 lek/ kg, këtë vit ka shkuar 500-600 lek për kg”, tha Arben Dulellari, Drejtori i Bujqësisë Maliq.

Oli Bregasi një prej fermerëve të fshatit Orman tregon se prodhimi këtë vit ishte më i pakët, por megjithatë fasulja e zonës kërkohet më shumë në treg.

Ky vit në qarkun e Korçës edhe në kulturat e tjera bujqësore ka qenë jo i favorshëm për shkak të motit i cili ka dëmtuar prodhimin.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?