Fasonerit në vend prodhojnë mbi 20 mln maska, 75% e tyre kanë shkuar në Itali

12 Gusht 2020, 15:36| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 16:31

  • Share

Si zgjidhje për të shpëtuar biznesit nga humbjet e mëdha e deri tek falimenti, shumë biznese zgjodhën një formë tjetër të ushtruarit të aktivitetit. Disa prej tyre preferuan teknologjinë sa iu takonte shitjeve dhe blerjeve. 

Ndërkohë industria e përpunimit të veshjeve nisi të prodhojë materiale mjekësore si një zgjidhje për t’ju përshtatur situatës.

Burime nga Shoqata Pro-eksport Albania bëjnë me dije se deri më tani është rreth 37% e fasonerive në vend që kanë vendosur të diversifikojnë punën dhe të punojnë për prodhimin e maskave.

Kjo zgjidhje u përdor nga fabrikat që merreshin me qepjen e veshjeve.  Deri më tani sipas të dhënave të siguruara pranë shoqatës fasoneritë kanë prodhuar mbi 20 milionë maska jo një përdormishe, por maska prej copash të ndryshme.

Duke qenë se Italia është partneri ynë kryesor në tregti dhe kryesisht në këtë sektor, ajo është edhe eksportuesja më e madhe e këtyre produkteve.

Vendi ynë rreth 75% të prodhimit të maskave e ka eksportuar drejt Italisë, 5% drejt Kosovës, 7% drejt Gjermanisë, 3% Francës, dhe 10% vendet e tjera Evropiane e me gjere.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?