Festa e Lukakut pas golit

Fantastiku De Bruyne, Belgjika mposht Gjermaninë dhe thyen rekordin e vendasve (GOLAT)

29 Mars 2023, 10:42| Përditesimi: 29 Mars 2023, 10:44

  • Share

Belgjika i ka dhënë fund serisë prej 13 ndeshjesh pa humbje për Gjermaninë në miqësore. Në ndeshjen e zhvilluar të martë, Belgjika fitoi 2-3 në stadiumin e Këlnit, me gjermanët që humbën në shtëpi. Trajneri i ri i "Djajve", Domenico Tedesco merr dy fitore në nisjen e tij të aventurës te Belgjika.

Të dyja skuadrat gjetën datë të lirë për këtë përballje, teksa vinin nga zhgënjimi në Kupën e Botës në Katar. Dueli foli për Belgjikën, me Carrasco që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm gjashtë minutave lojë. Lukaku gjeti rrjetën në të nëntën minutë, teksa De Bruyne asistoi në dy golat e parë.

Në minutën e 44 Fullkrug shënoi për Gjermaninë, teksa edhe pjesa e dytë ishte nën kontrollin e miqve. De Bruyne në të 78 minutë shënoi golin e tretë te Belgjika, duke kompletuar mbrëmjen magjike. Goli i Gnabry në të 87 minutë shërbeu sa për statistika te Gjermania, që humbet kështu 2-3.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?