Fantastike! Vizatoi shkallët e shtëpisë
me kopertinat e librave të preferuar 

20 Korrik 2016, 20:53| Përditesimi:

  • Share
Ndonjëherë librat janë një inspirim i vërtetë. Pippa Branham nga Liverpoli ka bërë diçka ndryshe nga ato që shikojmë dhe dëgjojmë në përditshmërinë tonë. Ajo ka vendosur të vizatojë shkallët me kopertinat e librave të preferuar. 

Branham këtë e kishte bërë pasi ishte shpërngulur në shtëpinë e saj të parë të përhershme me burrin dhe vajzën e saj, prandaj kishte vendosur të bëjë diçka ndryshe dhe kreative.

Ajo në vend që të shpenzonte para për të blerë qilima për shkallët e drurit, ajo ishte inspiruar nga një fotografi që e kishte parë në Pinterest, kishte vendosur të bëjë një gjë të mahnitshme. Pas disa kërkimeve online, ajo kishte përzier pak rërë me ngjyrë që shkallët të mos bëheshin të rrëshqitshme.

Pasi i kishte blerë të gjitha mjetet e punës, çfarë i kishte mbetur ishte zgjedhja e 13 librave të preferuar për t’i dekoruar shkallët e saj magjike.

Në maje të listës gjendet libri Faerie Tale nga Raymond e. Feist, e më pas Lord of the Rings i J.R.R Toklien, The Hobbit, The Talisman etj.

Gjysmë së rrugës për poshtë shkallëve do të vendoste vëllimin e parë të Game of Thrones shkruar nga George R.R. Martin, dhe melodrama drithëruese The Magic Cottage nga James Herbert.

E gjithë kjo i ka marrë rreth 35 orë për t’u kompletuar përgjatë një periudhe gjashtë javore.

2
3
4
5

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?