‘Fanatics-at’ surprizojnë Tiranën, atmosferë e ndezur në stërvitje! Mijëra bileta të shitura për derbin (VIDEO)

15 Maj 2023, 17:58| Përditesimi: 15 Maj 2023, 18:07

  • Share

Tifozët ultras të Tiranës, “Tirona Fanatics”, i kanë bërë një vizitë të veçantë skuadrës në prag të ndeshjes shumë vendimtare për titull kampion kundër Partizanit.

Derbi ka qenë gjithmonë special, por këtë herë pritet të vendosë fatet e sezonit, pasi Tirana kryesuese ka vetëm 2 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Për këtë arsye e mërkura e 17 majit në ‘Air Albania’ pritet të shkruajë historinë dhe për rrjedhojë interesimi ka qenë i lartë, pasi deri më tani raportohet për mbi 10 mijë bileta të shitura.

Për këtë arsye tifozët bardheblu kanë dashur t’i japin zemër lojtarëve në kompleksin stërvitor ‘Skënder Halili’. Siç shihet nga video e vetë klubit të Tiranës futbollistët i kanë kthyer ‘nderin’ tifozëve duke u dhuruar bluzet e stërvitjes.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?