Reperi Mozzik

Familjet në Kosovë u dëmtuan nga përmbytjet, organizohet donacion live, Mozzik ofron 20 mijë euro për mbështetje humanitare, për një orë mblidhen 147 mijë euro

26 Janar 2023, 22:24| Përditesimi: 26 Janar 2023, 22:34

  • Share

Momentalisht në Prishtinë po organizohet live një donacion për mbledhjen e fondeve për ndihmë të qytetarëve që u preken nga përmbytjet. Shumë personazhe publike kanë ofruar mbështetjen e tyre në ndihmë të familjeve që kanë pësuar dëmë materiale nga përmbytjet.

Në këtë program që po shfaqet live në shumicën e televizioneve në Kosovë, të pranishëm për të pranuar telefonata dhe donacione janë Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu,  Osman Azemi .

Në një moment Mozzik ka bërë një gjest shumë human, duke ofruar shumën e madhe prej 20 mijë eurosh për banorët e prekur nga vërshimet.Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?