Familjet italiane përfitojnë bonus deri 500 euro për pushimet verore

18 Qershor 2020, 16:15| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 16:18

  • Share

Qeveria italiane ka miratuar rregullat për bonusin e pushimeve verore për shtetasit italian.

Masa e parashikuar favorizon ato familje me të ardhura vjetore deri në 40.000 euro.

Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi është 500 euro kurse familjet me deri dy persona do të përfitojnë 300 euro.

Një person I vetëm përfiton 150 euro bonus.

Bonusi do përdoret në masën 80% në formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik dhe në masën  20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave.

Kusht është që bonusi duhet të përdoret si shpenzim i njëhershëm.

Si përdoret?

80% e uljes së çmimit të shërbimeve turistike të pushimeve në strukturën akomoduese i atribuohet një prej pjesëtarëve të familjes nën formën e skontos (uljes), në momentin e pagesës së shërbimit turistik pranë strukturës pritëse të përzgjedhur. Pjesa e mbetur prej 20% do të transferohet pr tu njohur tek deklarata e të ardhurave për vitin e ardhshëm, nga i njëjti subjekt që përdori zbritjen e pushimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?