Familjarët denoncojnë zhdukjen e 16-vjeçares në Fier, policia: Iku me dëshirë, por po e kërkojmë

8 Janar 2022, 16:32| Përditesimi: 8 Janar 2022, 16:34

  • Share

Një 16-vjeccare është larguar nga banesa pa dhënë adrese dhe familjarët të alarmuar kanë denoncuar në komisariatin e Fierit. Denoncimi është kryer dy ditë më parë, por policia nxiton ta quajë "largim me dëshirë" edhe pse ende nuk dihet vendndodhja e adoleshentes.

“Në datë 07.01.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. Nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?