'Familja po përgatitet për më të keqen' Gjëndja shëndetësore e Madonës mbetet e rëndë

29 Qershor 2023, 10:56| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 16:00

  • Share

Gjëndja shëndetësore e divës së muzikës Pop është e rëndë dhe familjarët po përgatiten për më të keqen, shkruan Daily Mail.

64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe u dërgua në spital dhe mjekët thonë se gjatë natës ka qenë e intubuar.

Ndërkohë dje menaxheri i saj Guy Oseary, tha se ylli botëror i POP-it ishte prekur nga një infeksion i rëndë bakterial për të cilin duhej ti ushtrohej mjekimit në spital dhe për këtë arsye duhej të shtynte turin e saj në Vancouver.

I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail.com se po kalonin ditë të vështira dhe janë të pasigurtë nëse ajo do ia dalë mbanë

Familja e saj po përgatitej për më të keqen. Të gjithë besuan se mund ta humbisnin. Kjo është arsyeja pse u mbajt fillimisht sekret” tha i afërmi.

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeç; Rocco, 22 vjeç; David, 17 vjeç; Mercy, 17 vjeç; dhe binjaket 10-vjeçare Stella dhe Estere.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?