Dorina Arapi dhe piktori Mustafa Arapi

‘Familja ime brenda 2 muajve ka humbur 3 njerëz’, vajza e piktorit Arapi kujton momentet e vështira: Mua, asgjë nuk ma kthen babin në jetë, COVID-19 nuk duhet neglizhuar!

26 Shkurt 2021, 09:46| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 09:54

  • Share

Vajza e piktorit të njohur Mustafa Arapi, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka treguar detaje lidhur me luftën me COVID të prindërve, veçanërisht babait të saj i cili ka ndërruar jetë rreth 1 muaj më parë.

Dorina Arapi shkruan se fillimisht babai ka pasur kollë, këputje trupi dhe temperaturë 38, por ku ai ka bërë skanerin ka zbuluar se 70% të mushkërive të tij ishin të prekura nga koronavirusi dhe fatkeqësisht edhe përse situata e tij shëndetësore po stabilizohej ai humbi jetën pasi pësoi trombozë në zemër.

Ajo shoi se familja e saj brenda 2 muajve ka humbur 3 njerëz të dashur dhe se kjo ka qenë një situatë e rëndë sidomos për nënën e saj pasi humbi bashkëshortin dhe të dy prindërit nga COVID-19.

“Nuk duhet neglizhuar as dhe një minutë nga kjo sëmundje, sepse kjo kushton me jetën!!”, shkruan ajo në fund.

Piktori i njohur, Mustafa Arapi humbi jetën si pasojë e COVID-19 më 18 janar në moshën 70 vjeçare, në spitalin "Shefqet Ndroqi". 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?