Familja e varfër në Gjirokastër/ Kryefamiljarja: Më prenë pensionin, lekët që merr bashkëshorti s’dalin! Fëmijët: Nuk bëjmë dot mësim online

24 Dhjetor 2020, 17:10| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 17:16

  • Share

Kjo është familja e Artur Çikës që jeton në një ambient shkollor të braktisur në fshatin Valare, gati 10 km në lindje të Gjirokastrës.  Me vetëm 10 mijë lekë në muaj nga pensioni i kryefamiljarit ku gjysma e tyre, përfundojnë për ilace.

"Këtë gjendje anormale e përjetojnë më tepër vazhat e çiftit. Të trija ndihen të veçuara nga pjesa tjetër e shoqërisë", shprehet kryefamiljari. 

"Skemi mundësi të zhvillojmë mësimin online", thotë njëri prej fëmijëve.

"Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, dje kam ngrënë, ndërsa sot nuk e di se çfarë do të ha", shton tjetri.

Kryefamiljarja Lubjana Cika tregon të përditshmen e saj të lodhur. Goditjen e fundit e mori kur e hoqën nga skema e mbështetjes ekonomike...

"Shteti më preu pensionin, unë tani dua pensionin. Lekët që merr burri nuk më dalin as për të ngrënë. Nuk kam ore, nuk kam me çfarë të blej", shprehet ajo.

Report Tv shkoi në bashkinë e Gjirokastrës për këtë familje. Përfaqësuesi i saj  siguroi kryefamiljaren Cika që do ti rishikohet çështja

"Zonja është paguar nga bashkia, deri në tetor, në bazë të rikomisionimit që është bërë në Tiranë zonja ka dalë pa grup dhe në këto kushte ajo nuk mund të jetë më përfitusese nga pagesat e personave me afëtësi ndryshe", deklaron Albana Allushi nga Bashkia Gjirokastër.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/12/2020 01:44

    Mire do ishte, qe shteti ne biblotekat e te gjithe vendit,te vinte kompjutera falas per te gjithe ata nxenes, qe nuk kane mundesi ekonomike ne shtepi,qe te mos mbeten mbrapa.Sa per kete familje ,moshataret e ketyre vajzave punojne kashiere e ne fast-food ne vende te tjera,nuk mund te gjejne nje pune te ngjashme??!!Pastaj keta jane ne fshat,ne shtepine e tyre,ne token e tyre,perse nuk mbjellin dicka,sikur nje rresht me patate o fasule,sa per te ushqyer veten.Gjithashtu duhen ripare politikat e dhenies se pensioneve te dizabilitetit dhe asistences nga shteti se po abuzohet me to .Shume njerez mjaftohen me asistencen qe u jep shteti dhe nuk perpiqen te ndryshojne e te permiresojne veten.Disa vene me mendesine,pse te kerkoj pune,ja me ka siguruar shteti me ndihme,jam rehat sa kohe vazhdon!!E kam fjalen sidom per disa qe duken te shendoshe si kokerra e molles,se per te tjeret qe jane me te vertete te paafte e te semure eshte gjynaf e duhen ndihmuar me teper.

    Përgjigju
    • Tim Marku: 25/12/2020 10:00

      Je ne vete ti apo nuk je ata jane kalamaj ti thua te shkojne te shkojne te punojne ti qenke pa shpirt .

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?