Familja e minatorit në Bulqizë hap dyert e mortit, flet gruaja e 47-vjeçarit: Kemi tre vajza, shteti të më ndihmojë! Një në pranga, në hetim një tjetër (VIDEO)

25 Shkurt 2021, 10:45| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:55

  • Share

Familja e Fiqiri Karajt në Fushë-Bulqizë ka hapur dyer e mortit. Ndërsa bashkëshortja Fatbardha Karaj tregon vështirësitë e të ndjerit në galeritë e kromit.

Gruaja e minatorit tha për Report Tv se ato nuk kanë asnjë të ardhur veç rrogës që siguronte 47-vjeçari, dhe se kërkon ndihmë nga shteti. Fatbardha Karaj tha se për lajmin e hidhur e kishte telefonuar kunata. 

'Një vit e ca. Ka pas punuar në Krastë, atje e mbylli se nuk paguheshin. Kam tre goca, nuk kemi asnjë të ardhur, kam një gocë të sëmurë, me probleme çdo dy muaj shkoj në Tiranë. Kërkoj çfarë të jetë e mundur. Shtëpi nuk kam, asgjë nuk kam. Më mori kunata në telefon ajo më gënjeu më tha kam fëmijën e sëmurë dhe unë e mora dhe një herë dhe më thanë pastaj ka vdek burri. Kaq! Nuk thoshte që është vështirë shumë, nuk ankohej asnjëherë. Ka shumë vite që ka punuar. U mundua të futet tek shtetërori dhe nuk u bë gjë dhe u fut tek privati prap.'- tha ajo.

Ndërkohë Margjela Mera, një e afërme e familjes tha se ai kishte dy muaj që nuk kishte marrë rrogën.

'Ma fukara mo nuk ka ku me shku! Nuk ka tre cuca, pa asnjë lloj të ardhmja. Jo asnjë lloj të ardhmja, dhe lekët nuk i ka pas marrë akoma tek ky pronari. Prej dy muajsh. Nuk di çfarë të thuash. Njërën e ka të fejuar, tjetrën e ka të sëmurë dhe ka dhe një të vogël.'- tha fqinja.

Fiqiri Karaj la pas bashkëshorten me tre vajza, njëra prej tyre e sëmurë. Sakaq policia ka vënë në pranga Çaush Duriçin, me detyre armator i galerisë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë Fitim Kaci me detyre brigadier i kompanisë minerare "Kaci if 2012 sh.p.k". Duriçi dhe Kaci akuzohen për veprën penale "shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ora 10:56
Emrat/ Vdekja e minatorit të Bulqizë, arrestohet një person, procedohet penalisht një tjetër (VIDEO)

Fiqiri Karaj, 49 vjeç humbi jetën teksa punonte në galeritë e Zonës D. Një ditë pas ngjarjes së rëndë në minierën e kromit, policia ka vënë në pranga Çaush Duriçin, me detyre armator i galerisë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë Fitim Kaci me detyre brigadier i kompanisë minerare "Kaci if 2012 sh.p.k". Duriçi dhe Kaci akuzohen për veprën penale "shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë".

Nga hetimet paraprake rezulton se minatori ka humbur jetën për shkak të mungesës së sigurisë në punë. Një pjesë e armaturës në nën-katet e galerisë është shembur duke zënë poshtë 49-vjeçarin që punonte si vagonist në minierë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?