Yuri Colturi duke përfaqësuar Shqipërinë

Familja Colturi 'braktis' Italinë, pas Larës edhe vëllai i saj pjesë e Shqipërisë në ski

2 Shkurt, 14:35| Përditesimi: 2 Shkurt, 14:57

  • Share

Pas Lara Colturit, edhe vëllai i saj Yuri është bashkuar me Shqipërinë dhe do përfaqësojë ngjyrat kuqezi në ski. Bijtë e kampiones Daniela Ceccarelli, dyshja italiane tanimë duket se janë natyralizuar si shqiptarë.

Për herë të parë, Yuri vetëm 13 vjeç ka zbritur në pistat e skive në një garë zyrtare për të rinj, më e famshmja për fëmijë e quajtur ‘Alpe Cimbra’, nën ngjyrat kuqezi.

Në këtë debutim të parë ai u rendit në vendin e katërt në garën e zhvilluar në Bolzano. Pritshmëritë për të janë të mëdha, për të qenë mes emrave të rëndësishëm të skive europiane dhe jo vetëm. Zgjedhja e tij për Shqipërinë ka ende kohë për t'u konkretizuar pasi ai duhet të vendosë brenda moshës 16-vjeçare.

Lara Colturi e ka vitin e dytë ne ngjyrat kuqezi dhe në ditën e sotme emri i saj është ai që ka bërë çuditë më të madhe në arenën e skive botërore, me pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës mes emrave më të mëdhenj të kategorisë së femrave.

Kevin Koni është emri i tjetër që ka debutuar së bashku me vëllanë e Larës, por në garën për moshën 15 vjeçare. Koni ka lindur në Itali dhe rritur e stërvitur në këtë sport në shkollat e famshme italiane.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 02/02/2024 14:39

    A mund te na thote ndonjeri pse keto perfaqsojne Shqiperine,dhe jo Italine?Cfare arsye kane pasur?E cuditshme,por mire per ne.

    Përgjigju
    • Dakord: 09/03/2024 17:05

      Sepse më vendin e tyre nuk çanë dot pasi atje ky sport është i përhapur. Këtu ky sport është në hapin e parë dhe Lara futej direkt në kompeticione ndërkombëtare pa asnjë konkurrencë. Grua e zgjuar nëna e Larës, bravo i qoftë. Pavarësisht kësaj, Lara e justifikoi me talent e punë.

    • Ben: 02/02/2024 21:09

      Si nenen edhe babane e ka sade italione,biles nena ka qene champione,edhe ajo ne ski.

    • e drejta: 02/02/2024 14:47

      SEPSE NENA E TYRE ESHTE SHQIPTARE...KURSE BABAI ITALIAN

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?