Shokon dhe nusja e Sali Berishës! Gjerdan Tiffany 19.600 euro ditën e gjyqit të dhëndrit

23 Tetor 2023, 22:31| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 07:22

  • Share

Pikërisht ditën që gjithë opinioni publik shqiptar është i përqëndruar në skandalin e dhëndërit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash si dhe me bllokimin e pasurive marramendëse, këtë herë, nusja e djalit të tij, nuk kursen marrjen e vëmëndjes.

Në një foto të publikuar në Instagramin e saj, Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka në qafë një gjerdan të firmës me famë botërore Tiffany me vlerën marramendëse nga 18.000 dollarë në 19.600 euro. Fotot u sollën në redaksi nga lexues të Shqiptarja.com, por kushdo, me një verifikim të lehtë mund ta verifikojë dhe krahasojë vetë fotot e gjerdaneve.

Edhe ditën e arrestimit të Jamarbër Malltezit, mesazhi i nuses së shtëpisë Berisha linte për të dëshiruar: një depilim me lazer, ishte fotoja e saj në Instagram. Në gjuhën shqipe ka shumë shprehje pikërisht me qimet, që lënë të nënkuptosh, gjendjen e saj emocionale në ditët që familjarë të afërt të saj akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Sidomos, atë që shumë shqiptarë e vënë re edhe te kjo vajzë, është publikimi i një stili tepër të lartë të nivelit ekonomik të jetesës në krahasim me atë ardhurat e punës së saj, apo të familjes nga vjen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 24/10/2023 12:18

    Kesaj i kushtojn tangat sa nje apartament me pamje nga deti.. ka punuar Zeni per te...

    Përgjigju
  • Ehuuu: 24/10/2023 10:18

    Ku ka hallin armina ku e keni ju. Ajo i poston keto qe neser mos ti thone jan te vjedhura e tja marrin

    Përgjigju
  • Vkkkkkkkk: 24/10/2023 09:41

    Po clidhje ka Armina me vjehrrin dhe jeten e tij politike? A do kishte sens te futej edhe ajo ne te njejten valle si te tjeret duke bere gjithologun? Ka zgjedhur te heshte dhe te vazhdoje jeten e saj normalisht, pse gjykojme grate per zgjedhjet e tyre edhe kur heshtin?

    Përgjigju
  • minushe: 24/10/2023 09:18

    kjo eshte budallacke

    Përgjigju
  • Igor: 24/10/2023 09:02

    Zgjoje ENVERIN nga vari dhe te gjith dote lajmerohen vullnetarisht ,por Spaku mos haroj Bashen dhe kunatin e te tjeret.

    Përgjigju
  • Beni: 24/10/2023 03:46

    Kur te arrestohe Zeni ajo se rruan fare..

    Përgjigju
  • Lumiju: 23/10/2023 23:43

    Kur te arrestohet shkelzeni kerkojini llogari armines jo me kunatin se nuk jetojne bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?