Familja 5 anëtarëshe në Tropojë jeton në kasolle mes varfërisë ekstreme, u dërgohen ndihma me ushqime (VIDEO)

10 Prill 2020, 10:38| Përditesimi: 10 Prill 2020, 10:58

  • Share

TROPOJË- Kjo është familja e Arben Ismajilajt në fshatin LLugaj të Tropojës, e përbërë nga pesë anëtarë e cila jeton në kushte të rënda ekonomike.

E vetmja e ardhur për t'u ushqyer është pensioni prej 10.000 lekësh të reja në muaj, që marrin nga bashkia e Tropojës. Jo vetëm skamja, por dhe shtëpia ku ata qëndrojnë është në kushte skandaloze. Pesë anëtarët e familjes janë të detyruar që të jetojnë në një kasolle e cila mund të shembet dhe ata mund të ngelen në qiell të hapur.

Si shkak i kushteve të vështira ekonomike, bashkia e Tropojës ka mundësuar disa ndihma ushqimore si miell, vaj etj. e ndihmuar nga biznese të qytetit verior. Dhe në ditët në vijim kryefamiljarit i është premtuar mbështetje nga ana e bashkisë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 10/04/2020 11:26

    Ku ishte deri tani kjo familje? Ku eshte pushteti lokal qe e ka lene ne mjerim ket familje turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?