Foto ilustruese

Kronikë

Falsifikuan testet COVID për të kaluar kufirin, arrestohen në Morinë 5 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë! Nën hetim 2 të mitur dhe një 40-vjeçar

10 Nëntor 2021, 11:09| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 11:18

  • Share

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, janë shpallur në kërkim tre, si dhe kanë nisur hetimet edhe për 3 persona të tjerë, të akuzuar për falsifikim të testeve COVID si dhe dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Me një njoftim për mediat, bëhet me dije se në pranga kanë rënë Bajram Gjana, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”; Mirela Saraseli, 40 vjeçe,Ilir Korriku, 24 vjeç, Kevin Prifti, 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”; Blerim Kruja, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” si dhe kanë nisur hetimet për F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Saraseli, Korriku, Prifti dhe personat me inicialet  F. D, G. S, I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga Bajram Gjana, në pikën kufitare  të Morinës me teste COVID  të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa Gjana, Kruja dhe personat me inicialet I. D, O. Sh, A. E, dyshohet se kanë  dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, Blerim Kruja ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.

Hetimet u kryen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa arrestimet u kryen nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Loni: 10/11/2021 16:54

    Bravoooo bravoooo urime! Akoma me teste fallco!? Po Po hajde Albanistan hajde...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?