Grushte e shkelma në mes të burgut, drejtori dhe policia falsifikuan raportin: Thjesht u shanë! Pezullohen 3 zyrtarë të lartë të Burgut të Reçit në Shkodër

12 Janar 2022, 10:53| Përditesimi: 12 Janar 2022, 12:16

  • Share

Maliq Meta, drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër,  Robert Bundo Shefi i policisë në këtë institucion dhe polici Gëzim Qoshku janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se falsifikuan raportin për një konflikt fizik brenda burgut.

Sipas një njoftimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve urdhrin për ekzekutimin e vendimit për pezullim e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nga hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për të lehtësuar të dënuarit autorë të një sherri. Hetimi ka nisur para disa muaj nga SHKB dhe është arritur në konkluzionin se dokumenti ka qenë i falsifikuar.

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Oficeri i policisë nënkomisari G. Q përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Në raportin e dytë thuhet se thjesht kishte ndodhur një konflikt verbal.

"Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo. Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar", thuhet në njoftimin e SHKB.

1641986144_1641982585MALIQI.jpg

Maliq Meta, drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Naldo: 12/01/2022 16:30

    Sa lekun e ka marre ky nen dore.... nga 1 mije euro e 2 mije euro per favore ndaj te burgosurve...Plus per kercenime ndaj policeve te burgut per largim nga puna...

    Përgjigju
    • Mali: 13/01/2022 18:48

      E ngateron me vete mo leourush. Por ti jo qe je lepurush por je dhe karabush dmth i ulet ne karakter.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?