Foto ilustruese

Falsifikuan dokumentet e një aksidenti dhe ia hodhën fajin shoferit tjetër, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Korçë

11 Korrik 2023, 14:56| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 15:25

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 3 efektivë policie të komisariatit Korçë, pasi dyshohet se kanë tjetërsuar dokumentet për një rast aksidenti duke ia hedhur fajin shoferit tjetër.

Në zbatim të urdhrin të prokurorisë për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka vendosur pezullim nga detyra për 3 punonjës policie, të cilët dyshohen se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkooli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person.

Për pasojë u pezulluan:

-Nënkomisar K. SH., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.

- Inspektor K. ZH., 27 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.

- Inspektor O. L., 25 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për falsifikim të dokumentave në bashkëpunim.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar, ndërsa materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?