Falsifikuan dokumentet duke përvetësuar 6 mijë m² pronë në Kashar, dy të arrestuar

22 Dhjetor 2021, 12:16| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 12:30

  • Share

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohet se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar një pronë në Tiranë. Në pranga përfunduan Ruhi Vasili, 54 vjeç dhe Lavdrim Sulja, 42 vjeç, të dy banues në Kashar, Tiranë. Përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin një pronë në zonën e Kasharit që shkon në 6 mijë m².

Dy të arrestuari, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar. Kjo skemë është zbuluar duke bërë që seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës të arrestojë Ruhi Vasili dhe Lavdrim Sulaj, gjatë operacionit të koduar “Dhurimi”.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe 56-vjeçari A. B., për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve", "Mashtrimi" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?