Kronikë

Falsifikonte pasaportat dhe lejet e qëndrimit për emigrantët, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec! Dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë e Devoll

14 Gusht 2021, 12:34| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 12:51

  • Share

Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje. Policia ndërkohë vijon hetimet për rastin pasi dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë dhe Devoll.

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar "Emigranti", ku 49-vjeçari në banesnë e tij falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, leje kalimi për në shtetet e huaja për emigrantët e paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?