Duke folur Rezart Kovaçi

Falsifikonin kartëmonedha, mes 7 të arrestuarve ish-prefekti i Elbasanit, kreu i degës së partisë së Nard Ndokës

17 Mars 2021, 12:55| Përditesimi: 17 Mars 2021, 14:08

  • Share

ELBASAN- Policia e Elbasanit ditën e djeshme ka vënë në pranga 7 persona, pasi falsifikonin kartëmonedha dhe i hidhnin në treg, mes tyre dhe ish-prefekti i Elbasanit Rezart Kovaçi.

Kovaçi, gjithashtu ka qenë dhe kandidat për deputet për PDK-në e Nard Ndokës në vitin 2013, degën e së cilës drejton aktualisht.

Të arrestuarit në bashkëpunim për një periudhë kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Në total janë sekuestruar 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara,  si e dhe 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.

Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 17/03/2021 19:40

    Të dërrmohen bajgat e bajgave zuzarë!

    Përgjigju
    • A.d: 17/03/2021 22:55

      Vetem ps parti serjoze kurse pd dhe lsi parti kriminelash nuk jan per popullin

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?