Kronikë

Ndalohen 2 zyrtarët e burgut të Peqinit, falsifikonin kartelat e punës që t'i ulnin dënimi për të dënuarit! Kush është i burgosuri që do përfitonte (EMRI)

30 Shtator 2021, 20:02| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 11:40

  • Share

ELBASAN- Një i dënuar në burgun e Peqinit, po bënte përpjekjet për t’u liruar nga burgu, me anë të një skeme duke u hequr i punëtor i devotshëm. Për këtë skemë, i kishin “ardhur në ndihmë” Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor, të cilët u ndaluan sot nga Policia.

Ndaj tyre rëndon akuza për “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, kjo sepse po falsifikonin kartelën e punës për të dënuarin e identifikuar si Lorenc Hajro. 

Ky i fundit po përpiqej që të shtonte disa orë pune, me qëllim që të përfitonte një ulje të dënimit, manovër kjo e përdorur nga shumë të dënuar. Megjithatë, janë të pakta detajet se kush është Lorenc Hajro dhe akuzat pse ai qëndron në burg. 

“Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të falsifikuara”, thuhet në njoftimin zyrtar, të siguruar nga Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leoncino: 30/09/2021 19:43

    Plaku mere pa dhemb ne goj aty do vdesesh ti intriganti plak do maresh tjeret me radh prit

    Përgjigju
  • Armando arixhiu: 30/09/2021 18:33

    Ste lan rehat keta ordinerat a o dajo po hajde se do dalesh shpejt e do ta marim vloren para te presim te fala mandi dukat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?