Falsifikonin dokumente mjekësore e shkollorë në këmbim të parave, 3 të arrestuar në Shkodër, 1 në hetim në gjendje të lirë

1 Prill 2022, 09:45| Përditesimi: 1 Prill 2022, 09:46

  • Share

3 persona janë arrestuar në Shkodër për falsifikim dokumentesh, ndërsa një tjetër është nën hetim penal.

Në pranga kanë rënë Skënder Priska, 68 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shkollore"; Brahim Brahimaj, 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, të kryera në bashkëpunim; Pjerin Brahimaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", kryer në bashkëpunim. 

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik-radiolog pranë një spitali privat në Tiranë. 

Gjatë muajit mars, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente identifikimi, dokumente mjekësore dhe shkollore, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare.         

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 dokumente identifikimi (pasaporta), të dyshuara të falsifikuara, vizë angleze e dyshuar false, 1 laptop dhe një sasi e konsiderueshme parash.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?