Foto ilustruese

Kronikë

Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

27 Korrik 2021, 10:22| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 10:24

  • Share

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për falsifikim i dokumenteve.

Policia bën me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat se 33-vjeçari me inicialet A.S., dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mbi 33-vjeçarin rëndojnë akuzat "Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?