Foto ilustruese

Falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit në Librazhd, arrestohet numëruesi i votave

17 Gusht 2022, 11:35| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 11:48

  • Share

Eduart Zito, 35-vjeç është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të materialeve zgjedhore dhe të rezultatit të zgjedhjeve në një KZAZ në Librazhd. Për 35-vjeçarin, banues në Rrajcë në Librazhd, është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Eduart Zito dyshohet se në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021 në një KZAZ në Libarzhd, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për 7 personat e arrestuar më parë, Oltian Bajrami, Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.

Ato u arrestuan për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë ose koalicionit. Në këtë rast bëhet fjalë për 'trafik vote' brenda Partisë Demokratike. Në të dyja këto qendra votimi i janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja.

Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, shumica dërrmuese prej të cilave i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Gjatë procesit të këqyrjes së fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash për Lefter Gështenjën nga sa kishte marrë realisht.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?