Foto ilustruese

Falsifikoi formularët e kalimit në Greqi të 33 shqiptarëve, kapet 41 vjeçari në Pogradec

22 Shtator 2020, 14:09| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 14:12

  • Share

Një 41 vjeçar është vënë në pranga pasi falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë.

Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë,

Gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shqiptarëve dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, policëve kufitarë iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Pas hetimeve rezultoi se 41 vjeçari Eduard Balliu, nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?