Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj

U merrte pronat qytetarëve dhe ua kalonte në emër pronarëve jo të ligjshëm, në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë (EMRI)

14 Korrik 2022, 13:40| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 14:28

  • Share

TROPOJË- Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj në vend të respektonte ligjin, ku ka bërë "çfarë ka dashur" me pronat e qytetarëve të thjeshtë tropojan. Ajo ua ka marrë atyre dhe ua ka kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm dhe kjo histori ka vijuar prej muajsh. Sot ajo është shpallur në kërkim nga policia, teksa e gjitha është zbuluar pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur kundër saj nga nëntori i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti. 

Alfredaj është një emër i njohur për tropojanët, por edhe për opinionin publik. Kjo sepse Alfredaj ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS. Ajo bëri bujë për historinë e saj, si një nënë e re me 7 fëmijë, e cila nuk e ndalte punën pavarësisht angazhimeve në familje.

Ndaj saj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa është pezulluar edhe nga detyra.

Abuzimet nga Kadastra kanë qenë të shumta. Shkeljet po denoncohen edhe nga vetë kreu i saj Artan Lame, i cili ka nisur hartimin e një raporti për Kadastrat e çdo qyteti për të denoncuar shkeljet në 30 vite. Deri më tani, Lame ka denoncuar abuzimet në Kadastrën e Tiranës dhe atë të Durrësit, që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë, mirëpo duket se në këtë hartë të paligjshmërisë është edhe Tropoja.

Ora 13:57
Kush është përgjegjësja e Kadastrës që u shpall në kërkim, 31-vjeçarja me 7 fëmijë që kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit

1657800138_64005ca5e47ac48e8.jpg

Si rezultat i operacionit në Tropojë, në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve. Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë, nën siglën e PS.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?