Agustin Gjini

Kronikë

Arrestohet drejtori i sigurisë në Portin e Shëngjinit, dyshohet se ka tjetërsuar prona kur punonte në ish-Komunën e Shëngjinit

27 Mars 2021, 11:56| Përditesimi: 29 Mars 2021, 12:00

  • Share

Një ish-zyrtar i Njësisë Administrative Shëngjin është arrestuar nga policia për tjetërsim pronash.

Në pranga është vënë shtetasi Agustin Gjini, 56-vjeç banues në Ishull-Lezhë, aktualisht me detyre shef sigurisë në Portin e Shëngjinit.

Arrestimi i Gjinit u bë nga specailistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-Komunën Shëngjin, gjatë viteve 2011-2014, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Gjithashtu në lidhje me këtë çështje është shpallur në kërkim dhe një person tjetër përfitues tokë në mënyre të paligjshme.

Sipas burimeve hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur 6 muaj më parë nga Prokuroria e Lezhës, ndërsa bëhet e ditur se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë te implikuar.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?